
Nis Kuvendi Zgjedhor i Nismës ku do të zgjidhet kryetari i partisë
29 maj 2021
| 14:43
Nisma Socialdemokrate po mban Kuvendin e II-të zgjedhor të partisë.
Në këtë kuvend pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe këshilli kombëtar.
Mediet janë lejuar të marrin pjesë në fillim të punimeve të këtij kuvendi.
Siç është bërë e ditur kandidati i vetëm për kryetar të këtij subjekti është kryetari i deritanishëm Fatmir Limaj.