Nis manifestimi “Java e dyerve të hapura”
23 prill 2018
| 13:43
Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka organizuar manifestimin “Java e dyerve të hapura”, e cila i dedikohet semimaturatëve. Ky aktivitet do të zgjasë deri më 27 prill.
Për një javë rresht nxënësit e klasave të IX në mënyrë të organizuar nga shkolla do ta vizitojnë gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” dhe shkollën e mesme profesionale “Fehmi Lladrovci”, ku do të marrin informata të hollësishme për profilet që ofrojnë këto shkolla.
Gjimnazi “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” dhe shkolla e mesme profesionale “Fehmi Lladrovci” kanë përgatitur fletëpalosjen dhe pankartën për orientimin dhe informimin profesional të nxënësve.