Nis marshi i mbetur në gjysmë nga viti 1997
01 tetor 2019
| 11:50
Përfaqësues të Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim dhe Admovere dhe studentë kanë filluar të mblidhen tek ish-ndërtesa e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në Velani, në rrugën “1 Tetori”, për ta vazhduar marshin e ndërprerë në vitin 1997 nga forcat e regjimit të Millosheviqit.
Ky marsh do të përfundojë te kompleksi i sotëm i Universitetit të Prishtinës.
“Ky marsh organizohet për t’i nderuar të gjitha familjet që mundësuan arsimin në shtëpitë e tyre private gjatë atyre viteve kur ai ishte ndaluar për shqiptarët nga regjimi i Millosheviqit. Po ashtu, për ta përkujtuar rezistencën e shoqërisë sonë që u përpoq shumë për të drejtën themelore të qasjes në arsim”, është thënë në postimin e ORCA-s.
(A. MAVRAJ /Epoka e re)