Nis marshi ‘Mos ma kufizo lëvizjen’, marrin pjesë Kurti dhe Osmani
01 mars 2020
| 13:18
Në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë është duke u zhvilluar marshi me moton “Mos ma kufizo lëvizjen” që ka për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë për mungesën e infrastrukturës në Kosovë për personat me aftësi të kufizuara.
Në këtë marsh po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.