Nis “Marshi për drejtësi” në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

02 prill 2023 | 14:34

Në Prishtinë është organizuar “Marshi për Drejtësi”, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që janë në Hagë.

Marshi, i organizuar nga platforma “Liria Ka Emër”, filloi në orën 14:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Aty priten të marrin fjalën një numër i njerëzve nga organizatat dhe partitë që kanë shprehur përkrahje për këtë marsh.

“Historia jonë nuk mund të rishkruhet”, “Marshojmë për drejtësi” dhe “Drejtësi jopolitike”, janë disa nga pankartat që protestuesit po i mbajnë në duar.

 

Mijëra qytetarë në mënyrë të organizuar, qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës kanë ardhur për të marshuar në kryeqytet.

Policia ka njoftuar se ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike gjatë marshit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri ndër pjesëmarrësit e Marshit për Drejtësi që ka filluar…