Nis mbledhja e Kryesisë, ja për çfarë pritet të vendoset
31 maj 2021
| 12:35
Kryesia e Kuvendit të Kosovës së bashku me shefat e grupeve parlamentare janë mbledhur për të vendosur datën e mbajtjes së interpelancës me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për faljen e gjobave të bizneseve të prekura nga pandemia Covid-19.
Gjithashtu, në këtë mbledhje do të vendoset edhe për debatin parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë.
Ky është rendi i ditës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës;
- Pyetjet parlamentare;
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;
- Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me Covid-19”;
- Votimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare;
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020;
- Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë Covid-19;
- Propozimi i një (1) kandidati për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.