Nis mbledhja e LDK-së për kandidatin për kryetar të Podujevës
15 shkurt 2020
| 11:59
Ka filluar mbledhja e kryesisë së degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ku pritet të zgjidhet kandidati për kryetar të Komunës.
Në këtë takim është parë duke hyrë edhe ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, i cili dha dorëheqje për shkak se mori pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme.
Anëtari i kësaj dege, Nexhmi Rudari, ka thënë për Klan Kosovën se në këtë takim do të të shqyrtohen propozimet e mundshme që kanë ardhur edhe prej nëndegëve të terrenit”.