Nis mbledhja e Kryesisë për mocionin e LDK-së ndaj qeverisë Kurti
24 mars 2020
| 15:09
Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të diskutohet për mbajtjen e seancës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Mediet nuk janë lejuar të marrin pamje në fillim të mbledhjes, siç bëjnë zakonisht, për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Në ndërkohë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për medie në orën 16:00.