Nis mbledhja e ZRrE-së ku pritet të merret vendimi për rritje të çmimit të rrymës

11 prill 2025 | 11:02

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka nisur mbledhjen ku pritet të marrë vendim sot mbi propozimin për rritjen e çmimit të rrymës për 15 për qind.

Mbledhja ishte planifikuar të niste nga ora 10:00.

Arsyet që ZRrE-ja ka radhitur në propozimin për shtrenjtimin e çmimit të rrymës muajin e kaluar ishin ulja e prodhimit të energjisë, rritja e konsumit dhe varësia e madhe nga importet me çmime të larta.

Vendimi për shtrenjtimin e rrymës pritet të hyjë në fuqi nga 1 maji.

Ndërkaq, sot iniciativa “Asnjë Cent më Shumë” ka paralajmëruar protestën e dytë nga ora 12:00 për të kundërshtuar këtë vendim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka nderuar me mirënjohje,…