Nis mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

29 gusht 2021 | 17:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka thirrur urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pasi situata me koronavirus është bërë tragjike në Kosovë.

Mbledhja, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit ka nisur nga ora 17:00. Paraprakisht, ZKM njoftoi se Kurti e ka anuluar udhëtimin për në Alpbach të Austrisë, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.

Situata e ditëve të fundit me koronavirus është bërë tragjike në Kosovë. Sot janë regjistruar 36 vdekje brenda 24 orëve të fundit, ndërsa statistikat e Universitetit “John Hopkins” tregojnë se

Kosova ka dështuar në menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin e popullsisë. Spitalet janë stërmbushur me pacientë, ndërsa bëhet fjalë për mbi 25 mijë raste aktive në vend./EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 90 për qind e 36 të vdekurve sot nuk…