Nis mësimi në disa shkolla të Kamenicës

06 shtator 2022 | 10:57

Në Komunën e Kamenicës ka nisur mbajtja e mësimit në disa shkolla.

Kështu ka bërë me dije zëdhënësja e kësaj komune, Lidijona Marovca.

“Po, procesi i mësimit ka nisur në disa shkolla. Aktualisht jemi për vizitë në shkollën ‘Hasan Prishtina’, në Busavatë. Por, ka edhe shkolla të tjera që e kanë nisur mësimin pjesërisht në disa paralele”, është shprehur Marovca për “Klankosova.tv”.

Kujtojmë se katër komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, duke përfshirë edhe Kamenicën, kanë bërë thirrje që greva të ndërpritet dhe të nis mësimi, pasi sipas tyre, me Ligjin për Paga dhe me Pakon për Përballje me Inflacionin, qeveria ka bërë punën e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut ka reaguar në lidhje me…