Nis nderimi i shkollës së re në fshatin Tërrnje të Therandës
Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit të shkollës se re në fshatin Tërrnje të kësaj komunë.
Me këtë rast, ai ka bërë me dije se kjo shkollë do të jetë gati më 1 shtator të vitit 2019. “Fshati Tërrnje do ta gëzoj shkollën e re. Sot e vendosëm gurthemelin. Vitin e ardhshëm më 1 shtator 2019 do ta përurojmë. Mbajeni mend ky premtim do të realizohet”, ka deklaruar Muharremaj.
Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të kësaj shkolle ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi. Po ashtu, Muharremaj ka marrë pjesë në hapjen e rrugës së vjetër të Shpenadis e cila i lidhë fshatrat Sallagrazhdë – Greikoc – Gelancë. Ai ka thënë se kjo rrugë do të jetë të zhvillimit të bujqësisë. “Ky investim do të jetë edhe në të ardhmen”, ka thënë ai.
/Epoka e re/