Nis ndërtimi i ‘Aqua Parkut’ në Mitrovicë
25 prill 2018
| 13:55
Kanë filluar punimet në ndërtimin e “Aqua Parkut” që ndodhet afër liqenit artificial në Mitrovicë. Investitorët e këtij projekti kanë bërë me dije se Parkut Ujor kap vlerën mbi 7 milionë euro.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se ndërtimi i “Aqua Parkut” përgjatë lumit Ibër ka rëndësi të veçantë për turizmin në këtë qytet.
Sipas tij, ky projekt do të përfundojë pas tri vitesh. “Qëllimi im kryesor ka qenë që të bëjë diçka të mirë për qytetarët e Mitrovicës. Mendoj se së bashku kemi arritur që të kemi sot këtë projekt, ndoshta më i miri në Ballkan”, ka thënë Bahtiri.
Afrim Durmishi pronar i “Arjeta Group”, që është njëra nga kompanitë investitore në “Aqua Park”, ka pohuar se ky projekt në përfundim do të dalë shumë i bukur.