Nis ndërtimi i 117 serrave për fermer të komunës së Rahovecit
Në Rahovec ka nisur projekti për ndërtimin e 117 serrave për fermer të cilët janë përfitues.
Nga afër fillimin e punimeve në këtë projekt të rëndësishëm për fermerët i ka parë edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi, i cili ishte i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska, Rumir Zhuniqi, drejtor i DUPMM-së dhe Berat Duraku, drejtor i DBPZhR-së. “Ne jemi të përkushtuar që të jemi pranë bujkut dhe ky është vetëm një nga projektet që e dëshmon një gjë të tillë”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.
Ai ka bërë me dije se ky është viti i parë që është rritur sipërfaqja, pasi ka serra 1.5, 3 dhe 5 ari, ndërsa participimi nga fermerët do të jetë 20 për qind e jo 25 për qind sikur ka qenë në të kaluarën.
Me kontratën që është lidhur, do të ndërtohen serra në sipërfaqe 3.5 ha në komunën e Rahovecit.
/Epoka e re/