Nis ndërtimi i dy fushave sportive në Deçan

20 nëntor 2019 | 15:36

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka marrë pjesë në inaugurimin e punimeve për ndërtimin e dy fushave sportive në fshatin Shaptej dhe Irzniq.

Me këtë rast, Ramosaj ka uruar që nga këto fusha të dalin futbollistë që do të luajnë në stadiume të madha.

“Së bashku me drejtorin e Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj, deputetin Rasim Selmanaj dhe bashkëpunëtorë tjerë, bëmë inaugurimin e dy fushave të sportit në fshatrat Shaptej dhe Irzniq. Ndër të mirat që kemi si popull, ne identifikohemi edhe si sportistë të zotë, andaj uroj që nga këto fusha të vogla, të dalin futbollistë që do të luajnë në stadiumet më të mëdha të botës!”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin “Statistikat…