Nis ndërtimi i kanaleve të ujitjes në Junik
06 janar 2020
| 17:31
Komuna e Junikut ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i kanaleve të ujitjes në lokacionin Jazina – Prita e Katunit, i cili ka për qëllim rregullimin e infrastrukturës, duke u ofruar qytetarëve kushte të përshtatshme për zhvillim të bujqësisë.
Ky projekt është duke u zhvilluar në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira për zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë”.
Komuna e Junikut ka bërë me dije se ky projekt është duke u realizuar nga kjo komunë dhe Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
/Epoka e re/