Nis ndërtimi i memorialit në vendin ku për herë të parë doli publikisht UÇK-ja
16 shtator 2023
| 14:26
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë të ditur se kanë vënë gurthemelin e ndërtimit të memorialit të daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë të Skenderajt.
Nura ka thënë se vepra monumentale po bëhet në kujtim të pavdekshëm dhe nderimit të përjetshëm të çastit më historik.
“Bashkë me nënkryetarin gjeneral Sami Lushtaku, komandantin Jetullah Geci, deputetë të Parlamentit të Kosovës, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe bashkëqytetarët, vumë gurthemelin e ndërtimit të një vepre monumentale të kujtimit të pavdekshëm dhe nderimit të përjetshëm të çastit më historik të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë më 28 nëntor 1997”, shkroi Nura.