Nis ndërtimi i murit mbrojtës në rrugën “Carraleva” të kryeqytetit
20 shkurt 2020
| 16:36
Komuna e Prishtinë ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e një muri mbrojtës në rrugën “Carraleva”. Kjo komunë ka theksuar se qytetarët kanë qenë të rrezikuar nga shembja e mundshme e kësaj rruge.
“Po ndërtohet muri i ri mbrojtës në rrugën ‘Carraleva’. Nga dëmtimi i tij rrezikohej edhe shembja e rrugës, duke cenuar sigurinë e këmbësorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
/Epoka e re/