Nis ndërtimi i objekti të ri të shkollës “Emin Duraku” në Dragobil
Në fshatin Dragobil të Malishevës, ka filluar ndërtimi i objektit të ri të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Emin Duraku”.
Ndërtimi i këtij objekti shkollor është thënë se ishte tepër i nevojshëm dhe i merituar për nxënësit e kësaj shkolle, ku mësimin i zhvillojnë nxënësit e fshatrave Dragobil, Maxharrë dhe një pjesë e fshatit Astrazup.
Në ceremoninë e vënies së gurthemlit kanë marrë pjesë, i pari i Malishevës, Ragip Begaj, zëvendësministri në detyrë i MAShT-it, Eset Sahiti, ish-deputetët Enver Hoti dhe Shukrije Bytyçi, zëvendësministri në detyrë i MKRS-së, Rexhep Mazreku, drejtori i Arsimit në Malishevë, Blerim Thaçi, drejtorë komunalë të Malishevës, banorë të fshatit Dragobil, mësues dhe veteranë të arsimit nga kjo shkollë dhe nxënësit.
Objekti i shkollës së re, do të kushtojë mbi një milion euro dhe financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT).
/Epoka e re/