Nis ndërtimi i objektit të ri i Shkollës Fillore “Migjeni” në Stanoc të Epërm
04 tetor 2018
| 14:33
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë me dije se sot ka filluar ndërtimi i objektit të ri të Shkollës Fillore ‘Migjeni’ në Stanoc të Epërm.
Tahiri është shprehur i lumtur për realizimin e këtij projekt duke thënë se pas kaq shumë vitesh po ndërtohet shkolla e re në një nga lokalitetet me numrin me të madh të banorëve në komunë.
“Sot kemi filluar ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore ‘Migjeni’ në Stanoc të Epërm. Jam shumë i lumtur për këtë projekt sepse pas kaq shumë vitesh po ndërtohet shkolla e re në një nga lokalitetet me numrin me të madh të banorëve në komunë. Urime nxënësve, mësimdhënësve e banorëve të Stanocit”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/