Nis ndërtimi i rrjetit sekondar të kanalizimit në dy lagje të Junikut

30 tetor 2019 | 15:03

Komuna e Junikut ka njoftuar se kanë filluar punimet në ndërtimin e rrjetit sekondar të kanalizimit për ujërat e zeza në dy lagje të kësaj komune.

Në njoftimin për medie, kjo komunë ka bërë me dije se bëhet fjalë për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në lagjen Miroc dhe Malok.

“Komuna e Junikut ka filluar punimet në ndërtimin e rrjetit sekondar të kanalizimit në lagjen Miroc dhe Malok, në kuadër të iniciativës ‘Shërbime të mira për Junikun e pastër dhe ekologjik’. Projekti financohet nga Komuna e Junikut”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Junikut.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndër prioritetet kryesore të Komunës së Gjakovës është krijimi i…