Nis ndërtimi i rrugës që lidh Kosovën me pjesën veriore të Shqipërisë

21 gusht 2023 | 14:54

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë me dije se sot ka nisur projekti që lidhë Kosovën me pjesën veriore të Shqipërisë, Tropojën dhe Bajram Currin.

Ai ka thënë se ky projekt është shumë i rëndësishëm për Komunën e Gjakovës dhe më gjerë, pasi është rrugë karakterit nacional.

“Bëhet fjalë për daljen për Rekë të Keqe dhe ‘Qafë Morinë’, e cila lidhë Kosovën me pjesën veriore të Shqipërisë, Tropojën dhe Bajram Currin. Një projekt si ky është shumë i rëndësishëm për Gjakovën dhe më gjerë, sepse kjo rrugë është e karakterit nacional”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar…