Nis ndërtimi i shkollës në lagjen ‘Kalabria’, Rama: Do ta reduktojë edhe komunikacionin në kryeqytet
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se në lagjen “Kalabria” ka nisur ndërtimi i shkollës moderne me mbi 6 500 metra katrorë.
Ai ka thënë se kjo shkollë do të ofrojë kushte të nivelit evropian për arsimtarët dhe fëmijët tanë.
Po ashtu, Rama ka thënë se kjo shkollë do ta reduktojë edhe komunikacionin në kryeqytet.
“Klasa mësimore, laboratore të shumta, sallë të edukatës fizike e pajisje digjitale që do të bëjnë fëmijët tanë të arsimohen ashtu siç e meritojnë. Me përfundimin e kësaj shkolle, rreth 1000 fëmijë të Lagjes Kalabria nuk do të humbin kohë në udhëtim në shkolla të lagjeve tjera dhe telashet e prindërve për t’i bartur fëmijet e tyre do të marrin fund. Kjo do të reduktojë dukshëm komunikacionin në Kryeqytet”, ka shkruar Rama në “Facebook”.