Nis ndërtimi i shkollës së re në lagjen “Mati 1”

22 gusht 2024 | 12:56

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Arsimit në këtë komunë, Jehona Lushaku-Sadriu kanë vënë gurthemelin e objektit të shkollës fillore të mesme të ulët në lagjen “Mati 1”. Kjo shkollë parashihet që të ketë kapacitet për pranimin e mbi 700 nxënësve me një hapësirë prej 4 mijë e 800 metra katror, e cila pritet të funksionalizohet në korrik të vitit 2025.

Më këtë rast, Rama ka bërë me dije se kostoja e ndërtimit të tri shkollave, përfshirë atë në “Sofali” që do të fillojë javën e ardhshme dhe ajo në lagjen “Qëndresa” është mbi 15 milionë euro.

“4 mijë e 800 metra katror është e madhe shkolla. Investimi, ne veçse e kemi nënshkruar kontratën për një vit e gjysmë dhe është partneritet publiko-privat. I gjithë investimi është prej sektorit privat, ndërsa në momentin kur edhe shkolla përfundon dhe bëhet funksionalizohet, ne fillojmë të paguajmë mirëmbajtjen”, ka thënë Rama.

Ndërsa drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se kjo shkollë i përmbushë të gjitha standardet evropiane për nga ndërtimi dhe dizajni për mësim tërëditor. “Kjo shkollë i përmbush të gjitha standardet evropiane dhe për nga nderti mi, dizajni për mësim tërëditor. Të jetë një shkollë për klasat e para deri në të pestat. Për shkak se do t’i shkarkojë shkollat e kryeqytetit ‘Ismail Qemali’ dhe ‘Pavarësia’, në ndërkohë që do ta kemi edhe një shkollë në Mat që do të mund ishte gjashtë deri nëntë dhe si lagje do të kompletohej me shkollë fillore dje të mesme të ulët”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Përveç kësaj, Lushaku e ka qujatur të paaftë Ministrinë e Arsimit për mosfurnizimin e nxënësve me libra shkollor. Ajo ka thënë se në librari nuk ka libra të botuara për nxënësit, sepse nuk kanë qenë të informuara me kohë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona…