Nis ndërtimi i shtëpisë për një familje skamnore në Budakovë
05 shtator 2018
| 15:06
Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, dhe drejtuesi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” kanë nisur ndërtimin e një shtëpie për një familje skamnore në fshatin Budakovë të kësaj komune.
Me këtë rast, Muharremaj ka falënderuar Kastratin për ndihmën e dhënë për familjet në nevojë.
“Falënderimi i takon Halil Kastratit dhe Shoqatës bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’ e cila në bashkëpunim me ne po realizon ndërtimin e një shtëpie tjetër në Budakovë. Vullneti për të ndihmuar na udhëheq që të bashkëpunojmë për ata që kanë nevojë”, ka thënë Muharremaj.