Nis ndërtimi i sistemit të trajtimit të ujërave të zeza në Polac të Skenderajt
13 prill 2023
| 14:00
Në fshatin Polac të Skenderajt ka filluar realizimi i projektit të ri për ndërtimin e sistemit të trajtimit të ujërave të zeza nga lagja Aliuka, dhe pastaj do të vazhdojë trajtimin edhe në lagjet tjera të fshatit.
Për të parë nga afër fillimin e punimeve ka dalë kryetari i komunës, Fadil Nura, i cili shoqërohej nga drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit, Driton Mulaj dhe asamblistja Liridona Koci.
Projekti në fjalë parasheh ndërtimin e sistemit të kanalizimit për lagjet e fshatit Polac, një nga premtimet e qeverisjes Nura në përmbushje të kërkesave të banorëve të Polacit.