Nis ndërtimi i trotuareve në lagjen “Dardania” të Gjilanit
30 shtator 2019
| 17:07
Komuna e Gjilanit ka filluar të hënën ndërtimin e trotuareve në lagjen “Dardania”, kosto e të cilave është afro gjysmë milioni euro.
Në fillimin e punimeve ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça.
Nënkryetari Ismajli ka thënë se ndjehet jashtëzakonisht mirë që ky projekt ka filluar të implementohet, e që do të ndikojë në qarkullimin sa më të mirë të qytetarëve atje.
Ismajli ka njoftuar se përpos këtij projekti të rëndësishëm, Komuna e Gjilanit po vazhdon me investimet e mëdha në kuadër të katërshes së madhe infrastrukturore, në qytet dhe fshatra, përkatësisht në ndërtim të rrugëve, trotuareve, ndërtim të sistemit të ujësjellësit, kanalizimit e ndriçimit.
/Epoka e re/