Nis ndërtimi i shkollës së re në Llukë të Epërme të Deçanit
Në fshatin Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit, konkretisht të Verrat e Llukës, aty ku dikur mbaheshin kuvendet e mëdha, janë filluar punimet për ndërtimin e objektit të ri shkollor të shkollës “Kuvendi i Verrave të Llukës”.
Shkolla e re e cila do të ndërtohet do t’i plotësojë kushtet për mbajtjen e mësimit të 113 nxënësve të këtij lokaliteti, duke pasur parasysh edhe objektin ekzistues i cili ishte ndërtuar me vetë kontributin e fshatit.
Ky objekt shkollor do të financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në bashkëpunim me Komunën e Deçanit.
Të pranishëm në fillimin të punimeve të kësaj shkolle kanë kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Qazim Maloku më bashkëpunëtorë, drejtoresha e shkollës “Kuvendi i Verrave të Llukës” Besarta Tahirukaj, veterani i arsimit të këtij fshati, Hysen Molliqaj, nxënës, mësimdhënës dhe prindër të cilët e priten me entuziazëm fillimin e punimeve të kësaj shkolle.
/Epoka e re/