Nis në Stamboll raundi i dytë i bisedimeve ShBA-Rusi

10 prill 2025 | 13:36

Të enjten ka filluar raundi i dytë i bisedimeve në mes të ShBA-së dhe Rusisë në Stamboll.

Një delegacion i ShBA ka mbërritur në Konsullatën e përgjithshme ruse në Stamboll në orën 9:45 të mëngjesit me orën lokale për bisedime për të normalizuar operacionet e ambasadave midis dy vendeve, raporton “Anadoly”.

Të martën, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të ShBA, Tami Brus, ka thënë se delegacionet do të takohen për një raund të dytë bisedimesh në Stamboll për të adresuar përpjekjet për “stabilizimin e mëtejshëm të operacioneve të misioneve të tyre dypalëshe”.

Duke thënë se “nuk ka çështje politike apo të sigurisë në rendin e ditës”, ajo ka theksuar se çështjet që lidhen me Ukrainën “absolutisht nuk janë në agjendë”.

Delegacioni rus do të udhëhiqet nga ambasadori rus në ShBA, Aleksandër Darçiev, ndërsa delegacioni amerikan nga zëvendësndihmës sekretarja Sonata Coulter.

Para takimit, Darçiev ka njoftuar se tashmë është bërë njëfarë progresi në një sërë çështjesh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka thënë se…