Nis numërimi i votave në zgjedhjet lokale

17 tetor 2021 | 19:58

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet komunale të mbajtur më 17 tetor.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë dhe të gjitha qendrat e votimit janë të mbyllura.

“Ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve, anëtarët e këshillave të votimit duhet të zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit në mënyrë që vullneti i qytetarëve”, tha Radonqi.

Sipas të dhënave preliminare të mbi 95 për qind e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar është rreth 43 për qind.

Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se të gjitha…