Nis numërimi i votave të diasporës
02 mars 2021
| 11:45
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur të hënën në mesnatë procesin e numërimit të votave me kusht dhe mëngjesin e së martës ka filluar me numërimin e votave të ardhura përmes postës.
Janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime të cilat do të numërohen në QNR.
Numërimi i votave me kusht, i atyre me postë dhe përfundimi i disa procedurave tjera në QNR, shënojnë fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt.
“Po punojmë maksimalisht që të përmbyllim procesin e numërimit edhe të këtyre fletëvotimeve”, ka thënë Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.