Nis numërimi, këtu mund t’i shihni rezultatet drejtpërdrejt

14 shkurt 2021 | 20:41

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve të sotshme., Vetëvendosje prin e para me 40% të votave, e dyta vjen LPDK me 19% të votave dhe LPDK e treta 13.95% të votave.

Rezultatet e para mund t’i shihni këtu.

Kujtojmë se KQZ’ja pak më parë ka konfirmuar se mbi 46 për qind e votuesve kanë dalë në zgjedhje.

Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00. Qytetarët që ishin brenda qendrave të votimit u lejuan që të votojnë edhe pas orës 19:00.

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë.

Në 38 komunat e Kosovës, qytetarët mundën të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotimet.

Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.

Në këto zgjedhjet është thënë se do të lejohet votimi vetëm me dokumente të Kosovës. KQZ-ja po ashtu ka lejuar të votojnë edhe qytetarët, të cilët kanë pasur letërnjoftim me afat të skaduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada amerikane në Prishtinë ka përgëzuar qytetarët e Kosovës, që…