Nis “operacioni fshesa” në VV: Deputeti Visar Korenica shkarkohet nga dega në Rahovec
Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka shkarkuar Visar Korenicën nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec, për shkak të qëndrimit të tij kundër bashkëjetesës së seksit të njëjtë, pikë kjo që gjendet në projekt Kodin e ri Civil.
Këtë e ka konfirmuar vet deputeti i VV-së, Visar Korenica.
Ai tha se është shkarkuar për shkak të qëndrimit që ka për projekt-Kodin Civil.
“Po, është e vërtetë. Jam shkarkuar për shkak të qëndrimit tim për projekt-kodin civil, qëndrim ky që edhe dihet tashmë për publikun”, ka thënë shkurt Korenica për Metron.
Ndërkaq dje në një mbledhje të mbajtur në Rahovec, është shkarkuar Korenica nga ky post. Në Rahovec në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe një përfaqësues politikisht i fortë brenda VV’së, që bëhet fjalë për koordinatorin e qendrave në VV, Valon Hoti.