Nis operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë
01 dhjetor 2021
| 15:33
Kryeministri, Edi Rama, bën të ditur se nis sot operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë, i cili e përfshin edhe Japoninë në hartën e eksporteve shqiptare, shkruan EkonomiaOnline.
“Që nga tre vende në vitin 2013, sot ka plot 27 destinacione”, shkruan Rama në Facebook.
Sipas tij, industria shqiptare e peshkimit tanimë është një industri konkuruese në tregun ndërkombëtar.
“Dhe pas pesëfishimit të eksporteve të saj në dy mandatet e para, synojmë dyfishimin në Mandatin e Tretë”, shkruan Rama.