Nis operacioni për tërheqjen e trupit të 27-vjeçarit që u gjet i pajetë në Malet e Pashtrikut

10 prill 2025 | 16:22

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka bërë me dije se ka nisur operacion për largimin e trupit të të riut që u gjet i vdekur në Malet e Pashtrikut, viktima është raportuar si i zhdukur tash e disa ditë.

Në një postim në “Facebook”, ShKShMK-ja pohon se operacioni ka filluar në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë.

“Pas marrjes së informatave nga autoritetet shqiptare të lokalizimit të viktimës, A.LL, 27 vjeçar nga fshati Kishaj-Has, një skaudër e ShKShMK së bashku me Policinë e Shtetit, ka rifilluar operacionin për tërheqjen e viktimës nga vend i ngjarjes”.

“Për më shumë informata do të njoftoheni me kohë”, ka thënë ShKShMK-ja.

Ajet Lleshi ishte shpallur i zhdukur nga familja që nga e diela e kaluar.

Në kërkim të tij ishin angazhuar shumë forca policore, banorë të zonës, por edhe ekipe të kërkim shpëtimit nga Kosova.

Po ashtu në operacionin e kërkimit ishin përdorur edhe dronë edhe helikopterë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një skandal ka ndodhur gjatë ceremonisë së shpalljes së fituesve…