Nis pastrimi i rrugëve dhe trotuareve në Shtime
12 prill 2019
| 14:01
Komuna e Shtimes ka filluar pastrimin dhe largimin e dheut nga trotuari përgjatë rrugës “Uilliam Uoker”, projekt ky trevjeçar i cili do të vazhdon edhe në rrugët tjera.
Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Halil Halili, ky projekt për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve ka nisur fillimisht në rrugën “Uilliam Uoker”, në Shtime, i cili aktualisht është duke vazhduar pastrimi nga dheu edhe në rrugën “Anton Çetta”.
Ai ka bërë me dije se ky projekt është trevjeçar dhe në ditët në vazhdim pritet të pastrohet edhe rruga kryesore e qytetit të Shtimes, mandej rrugët dhe trotuaret tjera aty ku është nevoja.
Projekti në fjalë, është mirëpritur nga banorët e lagjeve ngase ka lehtësuar lëvizjen e qytetarëve nëpër trotuar.
/Epoka e re/