Nis pastrimi i shtretërve të lumenjve dhe rrjedhave ujore në Prishtinë

31 tetor 2024 | 16:32

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se me qëllim të parandalimit të vërshimeve dhe ruajtjen e mjedisit, po bëhet pastrimi i shtratit të lumit Prishtevka dhe largimin e mbeturinave në zonën e njohur si “Fusha e Pajtimit.”

Sipas kësaj komune, ky aksion synon të përmirësojë cilësinë e mjedisit dhe të minimizojë rrezikun e përmbytjeve në qytet.

“Njëkohësisht, Kryeqyteti kërkon mbështetjen dhe bashkëpunimin e qytetarëve për të mbajtur hapësirat publike të pastra dhe për të parandaluar ndotjen, duke kontribuar kështu në një ambient më të sigurt dhe më të shëndetshëm për të gjithë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, inspektuan nga afër procesin e pastrimit.

Rama informoi se pastrimi i tillë i shtretërve të lumenjëve do të bëhet edhe në zonat tjera të Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siç pritej, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka njoftuar se…