Shqipëria nis përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupi B ndaj Spanjës

20 qershor 2024 | 18:22

Lojtarët që ishin titullarë ndaj Kroacisë kryen stërvitje të lehtë dhe pa ngarkesa, mes palestrës dhe fushës, ndërsa lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta bënë stërvitje me ngarkesë të plotë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në grupin B në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” ndaj Spanjës më datë 24 qershor në stadiumin e Dusseldorfit, në ora 21:00. /FSHF

Pamje nga stërvitja e Kombëtares:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozët serbë para dhe gjatë ndeshjes Slloveni-Serbi kanë mbajtur flamuj…