Nis peticioni kundër paraqitjes së Kosovës si pjesë të Serbisë në Maps
17 korrik 2020
| 16:12
Një peticion ka nisur kundër paraqitjes që Apple Maps po i bën Kosovës, të cilën e paraqet si pjesë të Serbisë.
Megi C e ka nisur këtë peticion për Apple Inc Apple, pasi është shumë shqetësuese që Kosova nuk shfaqet në Apple Maps.
“Ju vështirë se mund t’i shihni kufijtë e saj dhe gjëja më e keqe e kësaj është se ajo paraqitet si pjesë e Serbisë. Kjo duhet të ndryshojë sa më shpejtë që të jetë e mundur sepse Kosova është një vend i pavarur që nga viti 2008”, thuhet në njoftimin për medie.