Nis procesi për realizimin e storieve për mësimin online, për nivelin VI – IX

20 mars 2020 | 20:45

Të premten nisi edhe realizimi i storieve për mësimin online (klasat VI – IX) nga mësimdhënësit e gjuhës shqipe dhe të fushave të tjera të kurrikulës, për nxënësit e Republikës së Kosovës.

Për mësimin online është duke u punuar intensivisht.

Procesin e punës për realizimin e orëve mësimore po e përcjellin zyrtarët e MAShT-it dhe ata të DKA-së në Prishtinë.

Realizimi i storieve për nivelin I – V, ka nisur së realizuari të martën. Storiet e përgatitura për këtë nivel do të transmetohen nga dita e hënë, më 23.03.2020. Ndryshe nga këto klasa, storiet e mësimdhënësve që punojnë me nxënësit e klasave VI – IX do të transmetohen nga data 30 mars 2020, shkruan “Epoka e re”.

Nismën për realizimin e mësimit në distancë (online) e ka marrë MAShT-i në koordinim dhe në bashkëpunim me DKA-në në Prishtinë dhe organizata të tjera joqeveritare.

Kujtojmë se storiet për mësimin online do të transmetohen në RTK 1, në RTK 4 dhe në faqen eMesimi.rks-gov.net.

Më poshtë sjellim videon e ministres Bajrami dhe disa fotografi të mësimdhënësve, të cilët janë duke punuar pareshtur për nxënësit e tyre. /Epoka e re/A.M/

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/videos/487462672130790/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës sot ka hequr taksën për lëndën e…