Nis procesi për shpallje të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ( KKTK) ka organizuar punëtorinë “Procesi për shpallje në mbrojtje të përhershme dhe përcaktimi i zonës së mbrojtur të aseteve të trashëgimisë kulturore”.
Qëllimi i organizimit të kësaj punëtorie ishte prezantimi i aplikacionit për shpallje të trashëgimisë kulturore materiale në mbrojtje të përhershme së bashku me udhëzuesin.
Në punëtori është diskutuar edhe për përcaktimin e zonës së mbrojtur të aseteve të trashëgimisë kulturore.
Pjesëmarrës në këtë punëtori kanë qenë përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencia Kadastral e Kosovës, drejtor dhe zyrtarë nga Qendrat Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve, Muzeu i Kosovës, Instituti Arkeologjik etj.
Shafi Gashi kryetar i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK), ka vlerësuar së procesi i shpalljes së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme dhe përcaktimi i zonave të mbrojtura është mjaftë i rëndësishëm në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Kjo punëtori është në kuadër të mandatit dhe në vazhdën e punës së KKTK për shpalljen e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershëm.
Isuf Koci udhëheqës ekzekutiv i KKTK, ka bërë prezantimin e aplikacionit së bashku më udhëzuesin për plotësim.
Për të pranishmit në punëtori, Koci ndau praktikat për format e aplikacioneve në rajon dhe me gjerë.
Përvojat me procesin e shpalljes në mbrojtje të përhershme dhe përcaktimin e zonës së mbrojtur të aseteve të trashëgimisë kulturore ndan panelistë vendor dhe nga rajoni.
Historiani i artit Dr. Fejaz Drançolli si dhe arkeologet nga Shqipëria Dr.Ols Lafe dhe Elio Hobdari.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Agjencia Kadastral e Kosovës, shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për të gjitha çështjet që ndërlidhen me fushën e trashëgimisë kulturore.
Kjo punëtori ofroj mundësinë pjesëmarrësve që të japin imputet e tyre profesionale dhe të kontribuojnë që procesi i shpalljes në mbrojtje të përhershme dhe përcaktimi i zonës së mbrojtur të jetë profesional dhe transparent.
Në mbyllje të kësaj punëtorie të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan që brenda një afati të shkurtër të japin vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet lidhur më aplikacioni dhe udhëzuesin e prezantuar nga KKTK.
/Epoka e re/