Nis projekti në Skenderaj për rritjen e kapacitetit të ujit
11 qershor 2018
| 17:49
Kanë filluar punimet rreth ndërtimit të rezervarit të ujit tek Hidro-Stacioni i pompave të ujit në Shipol.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se ky projekt madhor do të shërbejë për t’i furnizuar rezervarët e ndërtuara në fshatrat e kësaj komune me një kapacitet të prurjes së ujit mbi 300 litra në sekondë. Projekti mbështetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor