Nis projekti për menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacakë në Kosovë

06 maj 2020 | 17:01

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nisur projektin për “Menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacakë’, përmes subjekteve profesionale veterinare të licencuara/kontraktuara në tërë territorin e Kosovës.

Projekti përfshinë kapjen, sterilizimin/kastrimin, trajtimin, vaksinimin si dhe identifikimin e qenve endacakë. Në rastet kur veterinari vlerëson se qeni ka sëmundje apo paraqet rrezik bëhet eutanazimi. I gjithë trajtimi, nga momenti i zënies kryerjes se shërbimeve mjekësorë qëndrimit në strehimore deri te lirimi në vendin e zënies, do të bëhet në mënyrë humane duke u bazuar në legjislacionin në fuqi.

Ndryshe, projekti financohet nga Qeveria e Kosovës dhe do të përfundojë në prill 2021. (A. M / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi, e ka përkujtuar Luan Haradinajn me rastin…