Nis projekti për ndërtimin e rrugës me katër korsi nga Rahoveci deri në Xërxë
06 maj 2019
| 13:47
Komuna e Rahovecit ka ndarë buxhetin për ndërtimin e rrugës me katër korsi nga Rahoveci deri në Xërxë. Për këtë projekt 3.4 milionë euro, të hënën kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.
Ky i fundit ka thënë se ministria që drejton ka zotuar mjetet, ndërsa komuna e Rahovecit është përgjegjëse për procedurat.
“Presim implementim korrekt të projektit”, ka thënë ministri Lekaj.
/Epoka e re/