Nis protesta e të rinjve të opozitës para parlamentit të Shqipërisë
08 maj 2019
| 10:34
Ka nisur protesta e të rinjve të opozitës para parlamentit të Shqipërisë.
Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi ka pohuar se nga krimi në parlament rinia po ikën në emigrim.
“Papunësia, arsimi i dobët, mungesa e shpresës dhe shtetit të së drejtës, arsye kryesore që shtyjnë rininë në azil apo emigrim jashtë Shqipërisë e familjes.
LSI-ja është partia e të rinjve dhe misioni i opozitës është rikthimi i shpresës te rinia për ta parë Shqipërinë si shtëpi e për të ndërtuar këtu të ardhmen”, ka thënë ajo, raporton “TCh”.