Nis protesta kundër vizitës së Vuçiqit në Tiranë
20 dhjetor 2021
| 16:35
Ka nisur protesta në Tiranë e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Kësaj proteste me qytetarë është duke i paraprirë vetë Berisha, dhe ky aktivitet është organizuar kundër vizitës së Aleksandër Vuçiq në Tiranë dhe idesë “Ballkani i Hapur”.
Berisha ka thënë se e gjithë Shqipëria është në protestë, në mbrojtje të interesave kombëtare.
“Shqipëria e tëra në protestë! Dhjetëra mijëra qytetarë vërshojnë në protestën historike në mbrojtje të interesit dhe pasurisë kombëtare! Nderim protestueseve të pamposhtur!”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.
Në këtë protestë po merr pjesë edhe ish-deputetja nga Kosova, Melihate Tërmkolli.