
Nis protesta për rastin e Astrit Deharit, të pranishëm edhe familjarët e tij
03 nëntor 2023
| 12:12
Siç ishte paralajmëruar, tashmë ka filluar protesta për rastin e Astrit Deharit, aktivistit të LV-së që kishte ndërruar jetë në burg në vitin 2016.
Në këtë protestë janë duke marrë edhe familjarët e Deharit, përfshirë vajza e tij.
Ndryshe, dje Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari, ka njoftuar se kjo protestë është për drejtësi në rastin e aktivistit të ndjerë të LV-së.