Nis puna e përbashkët mes MKRS-së dhe British Council në fushën e artit dhe ekonomisë kreative
Rreth një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Ministrisë së Kulturës dhe British Council në fushën e artit dhe ekonomisë kreative, puna e përbashkët ka nisur.
“Ministri Çeku, dje ka pritur në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves dhe ekspertin nga Britania e Madhe për arte dhe ekonomi kreative, John Newbigin, i cili do të jetë i angazhuar në hartimin e strategjisë për industritë kreative në Kosovë”, ka njoftuar MKRS-ja, duke bërë me dije se kontributi i ekspertit britanik do të fokusohet në hartimin e politikave, kërkime dhe avokim në sektorin e ekonomisë kreative dhe ngritjen e kapaciteteve për profesionistët krijues dhe politikëbërësit, duke siguruar që individët dhe organizatat në fushën e industrisë kreative të rriten.
“Vendi ynë nuk ka pasur asnjëherë strategji për zhvillim të industrive kreative dhe jemi të përkushtuar që kjo fushë të marr vëmendjen e duhur”, ka njoftuar MKRS-ja.