Nis puna në bllokun e ri operativ të Klinikës së Ortopedisë
Ka nisur puna në bllokun e ri operativ të Klinikës së Ortopedisë, investim ky i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në hapjen zyrtare të këtyre sallave prezent ishte edhe ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullah-Raçi, bashkë me drejtorin e Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica dhe stafin e kësaj klinike.
Në bllokun e ri operativ do të jenë katër salla operative, me kushte moderne që do të bëjnë më të lehtë punën e stafit mjekësor dhe trajtimin e pacientëve.
Ky investim është bërë në kuadër të projektit mbindërtimi dhe zgjerimi i objektit ekzistues të bllokut operativ të Klinikës së Ortopedisë.
Zbatimi i projektit do të vazhdojë me pjesën tjetër, ku pas rrënimit të sallave të vjetra operative do të vazhdohet me investimet e parapara.