Nis punën Grupi për hartimin e projektligjeve për realizimin e vettingut

20 janar 2023 | 15:23

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se kanë mbajtur takimin e parë të Grupit për hartimin dhe finalizimit e projektligjeve për realizimin e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë.

“Pas procedimit në Kuvend të amendamenteve kushtetuese për vettingun, sot mbajtëm takimin e parë të Grupit për hartimin dhe finalizimin e projektligjeve për realizimin e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë si dhe ofrimin e mbështetjes për Komisionin add-hoc të Kuvendit për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Ajo ka thënë se ka ofruar mbështetjen e saj për grupin punues dhe ka ritheksuar “rëndësinë e këtij procesi për qytetarët dhe shtetin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madridi ka zyrtarizuar transferimin e Memphis Depayt nga Barcelona.…